MENU
klinika

Eksperti i Shëndetit Publik flet për vdekjet nga Covid-19

Dasho: Nuk raportohen këto humbje jete, vetëm dje mësova 5 emra që…

25.08.2020 - 09:29

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ngre dyshime për besueshmërinë në raportimin e shifrave të viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Ai flet për mungese transparence të viktimave jashtë spitalit, që janë të dyshuar për Covid, apo humbin jetën pasi shërohen nga koronavirusi.

Duke iu referuar shifrës së të infektuarve më 24 gusht, më e larta e regjistruar që nga fillimi i pandemisë, dhe numrit më të lartë të të shtruarve në spital, Dasho thekson se kjo ka përmbushur edhe një tjetër prej kritereve të alertit që ministria dhe komiteti përcaktuan vetë në maj.

“Që në fillim të epidemisë i kam quajtur vdekjet si i vetmi informacion i besueshëm, i raportuar deri diku saktësisht, por në kushtet e reja të krijuara pas mesit të qershorit, unë kolegët dhe qytetarët kemi të drejtë të kërkojmë transparencë”, shkruan Dasho.

  • Postimi i plotë

COVID NË SHQIPËRI: A KA DIÇKA QË MUND TË BESOJMË?!

Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, dje u raportuan mbi 150 të shtruar, duke përmbushur edhe një tjetër prej kritereve të alertit që ministria dhe komiteti përcaktuan vetë në maj.

Paralelisht u raportuan edhe 40 raste të tjerë të cilët janë “shëruar” nga COVID por ende mbahen në spital.

Ndërkohë janë edhe rastet e dyshuara, pra persona tek të cilët kuadri klinik, laboratorik apo imazherik flet për COVID, por që testin e tamponit e kanë negativ. Të dhënat jo zyrtare, flasin se këta persona janë më të shumtë në numër se personat e konfirmuar me COVID në dy spitalet COVID 1 dhe 2.

Qytetarë të shumtë raportohet se janë duke u ndjekur në shtëpi, deri edhe me burime oksigjeni dhe procedura të avancuara mjeksore si CPAP.

Së fundi, vetëm në një bisedë një orëshe dje, mësova të paktën pesë emra të rinj të cilët ishin trajtuar nga COVID në Turqi.

Ndërkohë çdo ditë dëgjojmë termin idiot të “personave që humbin betejën me COVID”, reminishencë e muajve të karantinës kur COVID quhej armik dhe përpjekja për kontrollin e tij luftë.

Nuk raportohen personat që humbasin jetën nga grupi i pacientëve të dyshuar (që mendohet se janë të paktën aq sa ata që raportohen), personat që humbin jetën pasi dalin nga spitali dhe personat që vdesin në shtëpi.

Që në fillim të epidemisë i kam quajtur vdekjet si i vetmi informacion i besueshëm, i raportuar deri diku saktësisht, por në kushtet e reja të krijuara pas mesit të qershorit, unë kolegët dhe qytetarët kemi të drejtë të kërkojmë transparencë dhe të pyesim:

SA TË SËMURË NGA COVID KEMI NË SPITALET TONA DHE SA TË VDEKUR NGA COVID KA NË SHQIPËRI?!

A KA MBETUR NË KËTË VEND NJË BURIM INFORMACIONI TË CILIT MUND T’I BESOSH?!

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin