“Turqia do të kryejë stërvitje ushtarake në ujërat e Mesdheut lindor”, kështu ka deklaruar ditën e sotme Erdogan.
Ai ka dalë me këtë deklaratë një ditë pas fjalës së Mitsotakis për zgjerimin e kufirit detar dhe disa orë para mbledhjes së parlamentit në Greqi, ku pritet të ratifikohet një marrëveshje me Egjiptin, që përcakton kufijtë detarë midis dy vendeve.
Turqia dhe Greqia, të dy anëtare të NATO-s, kohët e fundit janë përfshirë në një konflikt dhe tension që ka të bëjë me mosmarrëveshjet për kontrollin e ujërave mesdhetare lindore. Tensionet u përshkallëzuan pasi Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.
Greqia dhe Qiproja e kanë kundërshtuar veprimin e Turqisë duke kërkuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian, raporton REL. Ditën e djeshme, Franca ka deklaruar se do rë bashkohet në stërvitjet ushtarake me Italinë, Greqinë dhe Qipron në Mesdheun lindor.