MENU
klinika

Dyshohet se është vetëvrarë

Durrës/ Gjendet një burrë i pajetë në shtëpi

23.08.2020 - 08:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku mbrëmjen e djeshme është gjetur i pajetë në shtëpi, një 76 vjeçar.

Bëhet fjalë për Gjin Ndokajn. 76 vjeçari dyshohet se është vetvrarë me armë zjarri.

“Mbrëmjen e djeshme në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë  dyshohet i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gjin Ndokaj., 76 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.