MENU
klinika

Çmimet këtë vit janë të lira!

Durrësi zgjedhja e parë për shumë pushues

10.08.2020 - 10:48

Kjo javë e dytë e gushtit ka mbipopulliar plazhin e Durrësit.

Pushues të shumte të mbërritur nga brenda vendit e jashtë trojeve shqiptare, kryesisht Kosova e Maqedonia e Veriut po mbajnë peshën kryesore të numrit të pushuesve. Ne plazh kanë gjetur kushte të mira e çmime të lira.

Nga 10 deri në 15 euro një dhomë ofrohet në plazh ç’ka ka bërë që nga oferta joshëse të mbeten të kënaqur.

Bregdeti i Durrësit ofron një vijë bregdetare shumë të favorshme për pushuesit e kryesisht për fëmijët. Deti me jod e mjaft i cekët e bën plazhin e Durrësit më të mbipopulluarin në vend.