MENU
klinika

Prodhimi i pakët i energjisë

Edhe KESH ristrukturon kreditë bankare

29.08.2020 - 12:36

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka ristrukturuar overdraftet që maturoheshin në mesin e këtij viti.

Janë rreth 10 milionë euro detyrime me bankën Intesa Sanpaolo që do të shtyhen më tej në kohë. Nivelet e ulëta të prodhimit të energjisë nga sistemi hidrik shqiptar sjellin nevojën për importe të larta të energjisë, çka bën që ekuilibrat financiarë të KESH të jenë të vështirë.

Për të siguruar likuiditetin e nevojshëm për blerjen e energjisë dhe përballimin e nevojave të saj operative, KESH prej vitesh mban të hapura linja overdrafti me sistemin bankar, të garantuara nga qeveria shqiptare. Në mesin e këtij viti, vlera e linjave aktive të kredisë ishte 9.1 miliardë lekë ose rreth 71 milionë euro, të marra nga bankat Raiffeisen, Intesa Sanpaolo dhe OTP.

Për tremujorin e dytë të vitit, prodhimi i energjisë në vend pësoi një rënie me 7%. Posaçërisht HEC-et e kaskadës së Drinit, që operohen nga KESH, regjistruan një rritje të prodhimit me rreth 17%, por sërish ky vit ngelet një vit me sasi relativisht të ulëta të prodhimit të energjisë.

Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë e uli konsumin e energjisë nga bizneset, duke lehtësuar disi nevojën për importe, që ishin në nivele të përafërta me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, energjia e blerë nga importi ka kostot shumë herë më të lartë se ajo që prodhohet në vend.

Vitin e kaluar, energjia u importua mesatarisht me një çmim prej rreth 60 eurosh për megavatorë.

BSH: Të huajt blenë prona, në Tiranë e bregdet

Rriten qiratë, apartamentet shiten më lirë!

Të gjitha valutat e huaja në rënie!

Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill!

Kryesindikalisti: Ka burokraci, u dogjën fondet!

Flota e peshkimit në Durrës, në krizë ekonomike!

Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!