MENU
klinika

Drejt vendeve të BE

Eksportet bujqësore, 814 trajlera gjatë muajit korrik

09.08.2020 - 10:01

Rajoni Fier- Lushnje- Vlorë, kryeson me eksportet e produkteve bujqësore drejt vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian, që kapin shifrën e mbi 16 mijë tonë eksporte për muajin korrik të këtij viti.

Bujqësia në këtë rajon, një sektor kyç për rritjen e të ardhurave në familjet fermere, punësimin dhe ekonominë e vendit, vitet e fundit ka prekur shifrat e rritjes progresive përsa i takon prodhimit dhe eksporteve.

814 trajlera me prodhime bujqësore, janë eksportuar gjatë muajit korrik 2020, nga të tre qendrat e grumbullimit të këtyre tre qyteteve, shifët kjo rreth 32 trajlera më shumë në të njëjtën periiudhë një vit më parë.

Lindita Kondi, përgjegjëse në qendrën e ekporteve në Vlorë, thotë se rritja e prodhimit bujqësor vendas, veçanërisht tani në pikun e prodhimit bujqësor, është reflektuar në treguesit pozitivë të eksporteve bujqësore për lloje të ndryshme prodhimesh, ku dominon shalqiri e frutikultura.