Detaje te reja dalin ne drita nga plagosja e 50-vjeçarit në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko.
Mësohet se Nihat Xhaferraj u plagos në krah teksa ishte për darkë në banesën e tezes së tij. Mesohet se ai eshte nisur drejt Tiranes per mjekim, ndersa fatmiresisht ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Fill pas ngjarjes, autorët e krimit u larguan me një automjet tip “Benz”, i cili më pas u gjet i djegur nërrethrrotullimin e Levanit.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.
50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.