MENU
klinika

Dedikimi i ndjerë

Ermal Fejzullahu humb personin e shtrenjtë të familjes

18.08.2020 - 17:31

Ditën e sotme, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e tij në Instagram.

Ai ka bërë me dije se ka humbur një person shumë të dashur, xhaxhain e tij dhe vëllain e Sabri Fejzullahut.

Këngëtari ka publikuar në InstaStory një foto të vjetër të tijën me xhaxhain, i cili ka qenë pjesë e një prej klipeve të Ermalit.

“U prefsh në paqe axha im Shefki Fejzullahu”- ka shkruar ai krahas postimit.

Gjithashtu në rrjete sociale nuk ka munguar edhe një dedikim i ndjerë nga Sabri Fejzullahu, i cili ka ndarë me ndjekësit një foto me të vëllain, ndërsa krahas saj shkruan:

“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë.
Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!
Shpirti yt u bëftë dritë”