MENU
klinika

Rregullat që do të ndiqen

Fillimi i vitit të ri shkollor, ministria e Shëndetësisë publikon udhëzimin

20.08.2020 - 13:43

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka vendosur që viti i ri shkollor të fillojë më më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar, ndërsa nga data 31 gusht, deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.

Por, mësimi tanimë do të zhvillohen duke zbatuar disa rregulla të reja që frenojnë përhapjen e Covid dhe që sigurojnë shëndetin e nxënësve. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin me rregullat e mëposhtme.

Hyrja dhe dalja nga ambientet e institucionit:

–Orari dhe hyrjen  në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria; -Nxënësit paraqiten në institucionin arsimor duke respektuar me përpikmëri orarin;

-Nxënësit hyjnë në institucionin arsimor pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra.

-Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore;

-Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës.

Qëndrimi dhe mësimi në klasa:

-Gjatë procesit mësimor, pedagogu qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit 2 metra;

-Brenda klasës nxënësit qëndrojnë të ulur në banka të paktën 1.5 deri në 2 mera larg njëri-tjetrit. Në klasat që nuk është e mundur, nxënësit duhet të ndahen në klasa të tjera.

-Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe ti mbajnë rregullisht ato; -Kur është e mundur praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborri i institucionit) duke i respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme;

-Nuk lejohet ushqimi në klasë.