MENU
klinika

Vatra zjarri në Gramsh, Seman e Rubik

Flakët ‘përpijnë’ pyjet nga veriu në jug!

03.08.2020 - 08:55

Zjarret në vendin tonë vazhdojnë që të pushtojnë sipërfaqe të tëra me pemë.

Prej ditës së djeshme një sipërfaqe pylli me pisha ka marrë flakë në fshatin Siman të malit të Koshnicës. Sipas informacioneve, zjarri akoma nuk është shuar dhe vazhdojnë të dalin shllunga tymi. Sipërfaqe të tëra me pisha janë djegur për shkak të përhapjes së zjarrit.

Zona është e vështirë e malore ka penguar ndërhyrjen e automjeteve të zjarrfikëses dhe e vetmja zgjidhje është ajo e ndërhyrjes në terren me mjete rrethanore. Në ndihmë të zjarrfikëses së Gramshit ka ardhur edhe zjarrfikësja e Cërrikut.

Ndërkohë vatra e zjarrit është aktivizuar sërish edhe në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik, ku është djegur një sipërfaqe e madhe me lis, shkozë dhe gështenja. Zjarri vazhdon me intensitet dhe nuk po merren masa për ndërhyrje më të specializuar në shuarjen e flakëve.

Këto vatra zjarri kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri dhe toka, pasi dëmet e zjarrit janë të pallogaritshme dhe rrezikojnë shtëpitë e banorëve të zonës.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall