MENU
klinika

Ja sa vjeç mbush këngëtari

Flori feston ditëlindjen dhe urimi i Brunos dhe Klajdit ishte njësoj!

23.08.2020 - 11:38

Flori Mumajesi ka festë sot!

Kantautori i njohur feston ditëlindjen e 38-të dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e përzemërta nga miq e të afërm.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen tonë ishte urimi i Brunos dhe Klajdi Harunit, të cilët çuditërisht zgjodhën të njëjtat fjalë për të uruar mikun e tyre dhe bashkëpunëtorin prej vitesh.

Le t’u hedhim një sy urimeve të dyshes:

“Gëzuar ditëlindjen vllai im, rrugën e kemi shuuumë të gjatë bashkë e me dashuri që rritet çdo ditë ❤️ @iamflorimumajesi”, shkruan Klajdi Haruni.

“Gezuar Ditelindjen vllai im !!! @iamflorimumajesi Rrugen e kemi te gjate bashke dhe uroj te te shoh gjithmone te lumtur e plot shendet ❤️?”, shkruan më pas Bruno.

Treshja fantastike janë të pandashëm dhe kanë mjaft bashkëpunime. Kjo tregon se rrugëtimi i tyre drejt suksesit do të jetë i përbashkët.

Ata kishin planifikuar të sillnin një hit të ri këtë verë, pasi pak më parë u tha se xhirimet e klipit kishin mbaruar. Por ende nuk e dimë se për kur është rezervuar surpriza!

Ne jemi gjithë sy e veshë për bashkëpunimin BOMBË.