Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, tha presidenti Emmanuel Macron, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshme, që ka rritur tensionet me Greqinë, shkruan Reuters.
Presidenti francez shprehu shqetësimin për eksplorimin “të njëanshëm” nga Turqia, në një telefonatë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, tha zyra e Macron, në një deklaratë, duke shtuar se kërkimi duhet të “pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor” midis palëve.
Franca do të “forcojë përkohësisht” praninë e saj ushtarake në Mesdheun Lindor, thuhet në deklaratë, për “të monitoruar situatën në rajon dhe të shënojë vendosmërinë e saj për të mbështetur ligjin ndërkombëtar”.
Nderkohe anija kërkimore turke “Oruc Reis” ka filluar të largohet nga zona ‘e nxehtë’ e Mesdheut Lindor, për të cilën ka pasur tensione me shtetin grek.
Sipas raportimeve të medieve greke, anija turke po vazhdon rrugën e saj në lindje, megjithatë është akoma në kufijtë e “rrezikshëm”.
Shtabi i Përgjithshëm i Marinës bën me dije se anija turke e shoqëruar nga anije luftarake, po monitorohet nga afër nga anijet e Marinës