Një studim sugjeron që ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19, një zbulim që ndihmon të shpjegohet arsyeja përse njerëzit kanë përgjigje kaq të ndryshme ndaj koronavirusit dhe mund të japin të dhëna për ta luftuar atë.
Qelizat T ose qelizat e bardha të gjakut, janë pjesa kryesore e sistemit imunitar të trupit, që prodhojnë antitrupa për të shkatërruar qelizat e infektuara. Studiuesit thonë se qelizat T mbajnë mend infeksionet e shkuara për dekada pasi një person ka pasur një sëmundje të caktuar. Në mostrat që ata analizuan, gjetën prova të qelizave T “të trajnuara” për të luftuar viruset që lidhen me ftohjen e zakonshme. Ata gjithashtu u befasuan kur panë që shumë nga qelizat T në mostër gjithashtu njohën COVID-19 pa qenë të ekspozuara ndonjëherë drejtpërdrejt ndaj tij.
Ata sugjerojnë se kjo ka të ngjarë të nxitet nga ngjashmëri të forta mes koronavirusit të ri dhe viruseve të lidhura me të ftohtit. Kjo mund t’u japë disa pacientëve një fillim të mirë në luftimin e COVID-19, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një reagim më të fortë imunitar dhe mund të shpjegojë arsyen përse disa njerëz marrin virusin dhe kanë pak ose aspak simptoma, ose nuk e marrin virusin fare.