14.08.2020 - 11:29
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një i ri është gjetur nga policia i vetëvarur në banesë.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Nuk dihen ende arsyet e këtij akti të rëndë të ndërmarrë nga i riu.