MENU
klinika

Tragjike në Durrës

Gjendet i vetëvarur 28-vjeçari në banesë

14.08.2020 - 11:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Një i ri është gjetur nga policia i vetëvarur në banesë.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Nuk dihen ende arsyet e këtij akti të rëndë të ndërmarrë nga i riu.