MENU
klinika

Pukë

Grabitet e moshuara, dy persona e lidhin dhe e dhunojnë

20.08.2020 - 07:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishagji, Pukë.

Bëhet me dije se dy persona kanë hyrë në banesën e 70- vjeçares Mrik Ndojës, për të grabitur dhe kanë rrahur të moshuarën.

Mësohet se dy grabitësit pasi e kanë dhunuar të moshuarën e kanë lidhur. Personat në fjalë i kanë marrë të moshuarës paratë që kanë gjetur në banesë.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.