MENU
klinika

Shifrat tregojnë se ky vend dominon...

Greqia apo Turqia? Cila do të ishte fitimtarja në rast lufte?

27.08.2020 - 12:37

“Duket se në ujërat e Mesdheut lindor tensionen po shtohen dita-ditës, pasi Greqia dhe Turqia, aleatë të NATO-s dhe njëkohësisht rivalë historikë, po i afrohen gjithnjë e më shumë një konfrontimi të mundshëm ushtarak që mund të përfundojë duke përfshirë të gjithë rajonin”. Kështu shkruante prestigjozja amerikane CNN në një editorial.

Së fundmi, anije luftarake nga të dy vendet po tregojnë forcën e tyre në rajonin e kontestuar mesdhetar lindor, pas nisjes së një ekspedite kërkimore për gaz dhe naftë të Turqisë në ujërat territorial greke, gjë e cila ka shtuar fërkimet dhe mosmarrëveshjet e vjetra.

Jo rastësisht “armike” – Kur ka nisur konflikti?

Kriza e sotme midis dy vendeve ballkanike Greqi dhe Turqi, anëtarë të hershëm të NATO-s, është vazhdim i krizave të pandërprera, që kanë shoqëruar marrëdhëniet midis këtyre vendeve.

Ata kanë qenë në prag të luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë edhe një herë mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore.

Të dy vendet janë përballur me njëri-tjetrin në katër luftëra të mëdha: Lufta e Parë Ballkanike e viteve 1912-1913, Lufta e Parë Botërore nëvitet 1914-1918 dhe më në fund Lufta Greko-Turke 1919-22, e cila u pasua nga shkëmbimi greko-turk i popullsisë dhe një periudhë e marrëdhënieve miqësore në vitet 1930 dhe 1940.

Greqia e Turqia hynë në NATO në vitin 1952. E as pas kësaj periudhe krizat nuk morën fund.

Ndër këto kriza mund të përmendim atë që kishte nisur me Qipron që në vitin 1950, si pasojë e boshllëkut të krijuar nga largimi i britanikëve nga kolonia qipriote. Ndoshta ky është edhe momenti që Turqia bëhet aktore në këtë krizë, pas incidenteve të Selanikut që ndezi zjarrin e një zinxhirin e përplasjeve midis të dy vendeve.

Më pas kriza me përmasa edhe më të mëdha u takon viteve 1963-1964, kur Qipro deklaroi aspiratën e tij për t’ju bashkuar Greqisë. Kontingjente të armatosura dhe të mbështetura nga Greqia dhe Turqia morën pjesë në mënyrë aktive në luftime.

Kriza e vitit 1974 ishte nga më të rëndat, nisja e konfliktit të përjetshëm të Qipros. Tensioni në ishull nisi në mesin e korrikut 1974, pas një grushti shteti kundër presidentit të atëhershëm të Qipros, arkipeshkopit Makarios III. Greko- qiprioti Makarios III ka qenë president i ishullit që nga viti 1959, kur ishulli nuk ishte më një koloni britanike. Turqia, e shqetësuar për aneksimin e ishullit nga Greqia, urdhëroi pushtimin. Dhe një kontingjent prej 33 anijesh turke, 30.000 ushtarësh dhe të paktën 30 tanke pushtuan ishullin nga bregu verior. Kështu Qipro u kthye në fushëbetejë të fuqive të mëdha. E që atëherë, konflikti i Qipros nuk është shuar.

Cilat janë shkaqet e vërteta të konfliktit Greqi – Turqi?

Problemi i Qipros nga viti 1955 e deri në ditët e sotme është çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet turko-greke.

Nga ana tjetër, edhe çështja e Egjeut është një nga çështjet kryesore. Siç dihet, problemi i Egjeut përbëhet nga katër probleme të ndryshme, që janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Këto katër probleme janë: 1) përcaktimi i kufijve detar dhe platformës kontinentale, 2) gjerësia e ujërave territoriale, 3) kontrolli i hapësirës ajrore dhe 4) armatosja e ishujve që ka Greqia në Egje.

Pse u tensionua situata së fundmi?

Tensionet mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë u shtuan kur Turqia dërgoi një anije kërkimi, të shoqëruar nga anije luftarake, që kërkon të eksplorojë për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ZEE të Greqisë, mbi të cilën të dyja vendet kanë pretendime territoriale.

Ankaraja njoftoi se anija e saj kërkimore “Oruc Reis” dhe dy anije mbështetëse luftarake, do të zhvillonin aktivitete kërkimore në Detin Mesdhe midis Qipros dhe Greqisë, deri më 23 gusht.

Greqia e cilësoi këtë si një veprim të paligjshëm që shkelte të drejtat sovrane të vendit. Anija greke u rrethua nga fregatat greke dhe anije luftarake të të dyja palëve u përfshinë në një përplasje të lehtë.

Erdogan, i vetëm kundër të gjithëve – Si ka reaguar BE, Merkeli e Macroni?

Bashkimi Europian, ka qenë hapur në mbështetje të Greqisë.

Presidenti francez Emanuel Macron, i kërkoi Ankarasë të ndërpresë kërkimet në ujërat mes Qipros dhe Greqisë, duke kërcënuar edhe me sanksione të BE.

Madje, ai shtoi praninë ushtarake në rajon dhe ushtria franceze zhvilloi stërvitje të përbashkëta ushtarake me forcat greke pranë ishullit të Kretës.

Macron tha se Turqia ishte ajo që kishte krijuar tensione me atë që ai e cilësoi “veprim i njëanshëm” duke dërguar një anije kërkimi në Mesdheun lindor. Kontigjenti i forcave franceze përfshin një fregatë, një helikopter amfib dhe dy avionë luftarakë.

Nga ana tjetër Merkel, kancelarja gjermane dërgoi ministrin e Jashtëm, Heiko Maas për një vizitë në Greqi ku ai takoi homologun e tij Nikos Dendias dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë greke. Ministri u tregua i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, kur ka thënë se Gjermania dhe Bashkimi Europian qëndrojnë në anën e Greqisë:

“Mesazhi i parë është se Gjermania dhe i gjithë Bashkimi Evropian është në solidaritet të fortë me Greqinë. Mesazhi i dytë po ashtu i rëndësishëm është se na duhen urgjentisht shenja të uljes së tensioneve dhe gatishmëri për dialog. Situata aktuale në Mesdheun lindor është bërë shumë e rrezikshme dhe incidenti më i vogël mund të çojë në një katastrofë e cila nuk mund të jetë në interes të askujt, veçanërisht një konfrontim ushtarak midis partnerëve të NATO-s dhe fqinjëve. Një zgjidhje detyruese dhe paqësore e mosmarrëveshjes përfundimisht do të arrihet vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta midis Greqisë dhe Turqisë”, – tha ai.

Po SHBA?

Pas tensioneve të shumta dhe deklaratave të luftës, ka ndërhyrë edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.

Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Mesdheun juglindor. Mediat greke bëjnë me dije se “Mitsotakis falënderoi Presidentin Amerikan për interesin e tij dhe për komunikimin, ndërkohë që Konventa e Partisë Republikane në SHBA është në zhvillim e sipër”.

“Kryeministri ngriti çështjen e veprimeve destabilizuese të Turqisë, të cilat po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e më gjerë dhe po testojnë kohezionin e NATO-s”, raportojnë më tej mediat greke të ketë thënë Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi presidentin Trump se Greqia është e gatshme të kontribuojë në mënyrë thelbësore në zbutjen e tensioneve, me kusht që Turqia të ndalojë menjëherë veprimet e saj provokuese.

Kontakti telefonik midis dy liderëve vjen pas tensioneve të vazhdueshme dhe merr një rëndësi të madhe, pasi kjo tregon se Uashingtoni po monitoron vazhdimisht zhvillimet në rajonin e Mesdheut juglindor.

Më parë, në 19 gusht helikoptermbajtësja më e re e marinës amerikane “USS Hershel Woody Williams”, zbarkoi në portin e Soudas në Kretë të Greqisë. Anija gjigante bëri udhëtimin e saj të parë dhe i përket Flotës së Gjashtë Amerikane. Helikotermbajtësja është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iwo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe iu shtua së fundmi flotës amerikane.

Kërcënimet e Erdoganit s’kanë fund

Presidenti turk, nuk i ka kursyer në asnjë moment kërcënimet e as retorikën e luftës.

“Ata që pushtuan Anadollin vetëm një shekull më parë duke e lënë në kushte të mjerueshme, tani janë duke bërë të fortin në Egje dhe Mesdhe. Kjo i ngjan dikujt që fërshëllen ndërkohë që është duke ecur në varreza. Ne do të marrim gjithçka që na takon në Egje dhe Mesdhe, dhe këtë do ta bëjmë me çdo kusht”, tha Erdogan duke shenjestruar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt Greqinë, vetëm pak ditë më pare.

Të tilla kërcënime kanë vazhduar ditë pas dite, duke treguar edhe një here se Erdogan nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëllimet e veta.

Zbulimi i rezervave të Gazit në Detin e Zi, nuk do të jetë fundi i kërkimit, por thjesht fillimi, u shpreh presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë konferencës që ai e quajt i historike për Turqinë Moderne në 21 gusht.

Kush janë më të gatshëm për të nisur luftë, turqit apo grekët?

Një sondazh ka zbuluar se grekët janë më të gatshëm të nisin luftë me Turqinë, në krahasim me turqit të cilët nuk mendojnë një luftë me Greqinë.

Kapa Research analizoi disa çështje në raportet në mes të Greqisë dhe Turqisë, duke përfshirë shndërrimin e Aja Sofisë në xhami si dhe përfshirjen e ushtrisë në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Për çështjen e shfrytëzimit të burimeve natyrore në Mesdheun Lindor, 91 për qind e grekëve mendojnë se anijet turke në rajon shkelin ligjin ndërkombëtar dhe janë bërë faktor i paqëndrueshëm në rajon. Ndërkohë 81 për qind e turqve thonë se vendi i tyre ka të drejta në Egje dhe Mesdheun Lindor ku do të duhej të kryheshin kërkime për gaz dhe naftë.

Në një skenar hipotetik, dhe nëse në një moment dy vendet do të konsideronin një përballje ushtarake, greket janë më të përgatitur. 46 për qind e tyre e pranojnë këtë mundësi në krahasim me 35 për qind të turqve.

Çfarë tregojnë shifrat? Cili vend është më i përgatitur ushtarakisht?

Askush nuk e dëshiron konfliktin ushtarak, por çfarë do të ndodhte nëse do të niste një konflikt ushtarak mes Greqisë e Turqisë?

Nuk jemi si 100 vjet më parë dhe lufta tani është më e sofistikuar, elektronike dhe më e shpejtë, pa problemet e lëvizjes së njerëzve dhe pajisjeve.

Greqia ka 308 avionë luftarakë dhe aeroplanë të tjerë, përfshirë 150 F-16 sipas Master Nation dhe  Armed Force EU. Turqia ka 465. Greqia ka 159,000 personel të forcave të armatosura. Turqia ka 610,000.

Greqia ka 39 helikopterë sulmi. Turqia ka 36. Greqia ka 1.244 tanke. Turqia ka 3.763. Greqia ka 11 nëndetëse. Turqia ka 13. Asnjëra nuk ka një transportues aeroplanësh, por ndajnë Egjeun dhe Mesdheun Lindor.

Por pilotët luftarakë grekë janë të aftë, të renditur më të mirët në botë, madje me një çmim, Top Gun, nga NATO, aleanca mbrojtëse të cilës i përkasin të dy vendet dhe që nuk ka pranuar të ndërhyjë.

Greqia në vitin 2019 rinovoi një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara dhe SHBA. Marina ka një bazë në Gjirin Souda në Kretë por Presidenti Donald Trump ka “afrimitet” me Erdoganin, të cilin ai e quan mik. Atëherë, çfarë do të ndodhte nëse shpërthente një konflikt, aksidental ose jo?

Forcat e armatosura të Greqisë, pësuan shkurtime të buxhetit gjatë një krize gati dhjetëvjeçare ekonomike.

“Greqia mund të mbrojë … territorin e saj për sa kohë që ‘lufta’ nuk zgjat shumë. Greqia duke qenë një vend më i vogël me një ekonomi të dobët nuk mund të përballojë një luftë të zgjatur”,  tha Ioannis Michaletos, një bashkëpunëtor i Institutit për Analizën e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Qendrës Mesdhetare për Analizë Strategjike dhe Inteligjencë në Athinë për National Herald.

“Një luftë konvencionale nuk ka gjasa. Një luftë ‘hibride’ si ajo që po shohim tani me përdorimin e imigracionit dhe propagandës ka më shumë të ngjarë të vazhdojë, “tha ai.

Ishujt Egje, si Skyros, Limnos dhe Samothraki, ai tha se janë baza avionësh si transportues me sisteme antitrale, raketa anti, ushtarë, etj. ”

“Egjeu është një kurth vdekjeprurës për lëvizje masive sulmuese turke. Ata rrezikojnë të bllokohen në një mori ishujsh nga ku do të bombardohen nga të gjitha anët, “tha ai. Pastaj është Marina Greke e frikshme.

“E gjithë Marina Greke është  kundër Turqisë, dhe Turqia duhet të ketë mjaftueshëm forca në detin e Zi dhe Mesdheun Lindor,” tha ai, me anijet turke që duhet të kalojnë ngushticat e Dardaneleve ose ngushticat e Karpathos.

Ai tha se avantazhi i Turqisë qëndron tek fuqia e madhe njerëzore dhe rezervat, por duhet kohë për t’u mobilizuar dhe avantazhi zhduket në rastin e një luftë të shpejtë ose nëse NATO ose Shtetet e Bashkuara ndërhyjnë për ta ndaluar atë përpara se konflikti të bëhej shumë i dëmshëm.

Turqia bleu sisteme të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuara ruse, nga një armik i NATO, por ai tha që ato nuk janë akoma funksionale. “I vetmi rast ku turqit janë më mirë se grekët janë dronët. Ata janë përpara grekëve ktu, “tha ai.

Kryeministri grek, Mitsotakis ka thënë se Turqia gjithashtu po nënvlerëson vendosmërinë e Greqisë dhe diplomacinë.

“Qëndrimi ynë nuk duhet të keqkuptohet ose nënvlerësohet,” tha ai, njoftoi Kathimerini. Ai shtoi “Forcat tona mund të mos provokojnë, por dinë si të reagojnë “.

“NATO dhe BE nuk mund të qëndrojnë dhe të dëshmojnë shkatërrimin e ndërsjellë të dy anëtarëve. Ata do të hyjnë për të minimizuar ose ndaluar luftën, “tha ai.

Burimi: New York Times, The Guardian, The Washington Post, The National Herald, Armed Forces EU/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN