MENU
klinika

“Zgjerimi i detit, shkas për luftë”

Greqia i përgjigjet paralajmërimit turk: Jua lidh duart ligji ndërkombëtar

30.08.2020 - 09:20

Greqia i është përgjigjur paralajmërimit turk mbi planet e Athinës për të zgjeruar ujërat territoriale të vendit me 12 milje detare.

“Ushtrimi i të drejtave sovrane të Greqisë, nuk është subjekt i ndonjë vetoje turke”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke, e cila e nxit Turqinë të kuptojë se ashtu si vende të tjera nëpër botë, i ka duart të lidhura nga rregullat e ligjit ndërkombëtar.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay tha një ditë më parë se përpjekjet e Athinës për shtrirjen e detit territorial janë shkas për luftë.

Ai theksoi se vendi i tij “do të mbrojë të drejtat e veta në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, pavarësisht çmimit që duhet paguar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A mund të ketë një përplasje ushtarake?

Deti Mesdhe: E drejta për detin dhe politika e topave