02.08.2020 - 20:31
Greqia ka vendosur të lejojë jë linjë të vetme të transportit të pasagjerëve me Shqipërinë.
Ndonëse vetëm dy ditë më parë vendi fqinj deklaroi mbylljen e kufijve deri në 14 Gusht, sot është vendosur që të lejohen fluturimet me Shqipërinë.
Ditën e nesërme është planifikuar edhe fluturimi i parë me “Aegean – Tiranë – Athinë” dhe kthim.
Fluturimet vetëm në aeroportin e Athinës janë lejuar edhe për Maqedoninë e Veriut.