MENU
klinika

Kosova gati me planin për dimrin

Gripi sezonal/ Do të vaksinohen 500 mijë persona

30.08.2020 - 07:11

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë porosinë e parë për furnizim me vaksinat kundër gripit sezonal. Mësohet se 500 mijë persona do t’i nënshtrohen kësaj vaksine. Drejtori i QKMF-së, Rrezart Halili, deklaroi për mediat se presin që në tetor të fillojë vaksinimi kundër gripit, ndryshe nga viti i kaluar kur ka pasur vonesa për këtë proces.

Faik Hoti, zëdhënës në ministrinë e Shëndetësisë, pohon se tashmë porosia e parë është bërë përmes UNICEF-it, e së shpejti pritet që ky institucion të blejë edhe sasi tjetër të vaksinave. Sipas Hotit, është e rëndësishme që kategoritë e ndjeshme të vaksinohen kundër gripit, që të mos vështirësohet gjendja e tyre shëndetësore edhe në rast se këta persona preken me Covid-19.

Është Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ai që ruan vaksinat kundër gripit në kushtet e nevojshme dhe pastaj në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë bën furnizimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në gjithë territorin e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-zyrtari i OBSH-së në Kosovë

“Koronavirusi mund të rikthehet në vjeshtë”

Kreu i Sindikatës flet për situatën në Kosovë

‘Stafi shëndetësor është i stërlodhur dhe i mbingarkuar’

Flet mjeku gjerman: Ja e vetmja gjë që duhet të bëjmë!

A mund të jetë vala e dytë më e keqe se e para?