MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gromësi shumë. Çfarë m’i shkakton?

16.08.2020 - 11:06

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Gromësi shumë. Çfarë m’i shkakton?

Përgjigjet mjeku: Gromësirat janë shenja ose më saktë janë antiperistaltikë që e kanë zanafillën në muskulaturën e ezofagut dhe stomakut. Ato mund të jenë thjesht pa rëndësi nga ana klinike, sepse mund të vijnë si gromesira 2rezultat i gëlltitjes së ajrit ose përdorimit të pijeve të gazuara, por nga ana tjetër, kur janë të bashkëshoqëruara me simptoma të tjera, si: djegia e urthit, dhimbjet epigastrike, ato përfshihen në tërësinë e patologjive të stomakut siç mund të jenë gastritet apo aerofagitet. Në këtë rast bëhet fjalë për një sindromë që quhet sindromi dispeptik.

Ato mund të jenë të veçuara si pasojë e situatave të para që ne përmendëm, aerofagisë, pijeve të gazuara, ngrënies së nxituar, por mund të jenë edhe më komplekse në sëmundjet e ezofagut dhe ato të stomakut. Që në këtë rast po themi kemi të bëjmë me një sindromë dispeptike, pra, kur kemi gromësira të shoqëruara me fryrje barku, dhimbje të stomakut, me urth ose ndjesinë e djegies retrosenale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.