Qefini është një pëlhurë liri me gjatësi 4.36 metra dhe gjerësi 1.10 metra. Përveç dy linjave të errëta paralele me trekëndëshat e bardha ( shenja të djegure që kanë ngelur që nga zjarri i rënë në Chamberi në vitin 1532) e mbuluar me një imazh (negativ filmi), para dhe pas, që i përkisnin një burri i cili është kryqëzuar me gozhdë në duar e këmbë, i cili është shumë i dukshëm.
Qefini arriti në Torino në 1578 nga Chamberi, në atë kohë kryeqyteti i Dukatit të Savojës dhe është mbajtur në një nga katedralet e Torinos që prej asaj kohe. Dokumente historike që lidhen me këtë ndodhi kanë të regjistruar të gjitha lëvizjet e qefinit, pa ndërprerje, që nga mesi i shekullit të katërmbëdhjetë. Është një fakt i njohur që në 1350, qefini ishte në Lirey të Francës dhe ndoshta më parë ka qenë në Lindje, fillimisht në Edessa dhe më vonë në Kostandinopojë, para se të sillej në Evropë gjatë kohës së Kryqëzatave.
Në 1453 i është dhënë Duk Louis nga Savoja dhe ka qenë për vite me radhë pjesë e familjes mbretërore, derisa kryeqyteti i Savojës u zhvendos në Torino në 1478. Që nga viti 1694 është mbajtur tek kishëza me shkëlqim e cila është ndërtuar mes Katedrales dhe Pallatit Mbretëror. Umberto II ia la dhënë Qefinin Papës me vullnetin e tij të lirë dhe në vitin 1983 është bërë pronë e Selisë së Shenjtë.
Por le të flasim pak për autenticitetin e qefinit të Torinos.
Përplasja e skeptikëve dhe atyre që besojnë në vërtetësinë e pëlhurës është e fortë. Rialdi, një studiues thotë se “Tregu i relikeve ishte në lulëzim, kështu që çarçafët e varrimit të Jezusit u prodhuan me bollëk në të gjithë botën. Për të mos folur për copa më të vogla, të pastra apo edhe të gjakosura, si për shembull qefini që ruhet në Oviedo, në Spanjë. Është e ditur që mes shekujve XIII dhe XIV në kisha, mbi të gjitha në ato franceze, recitoheshin gjatë Javës së Shenjtë skena të Pasionit dhe që përpiqeshin të realizoheshin në mënyrë sa më realiste. Kryqëzohej një trup i leshtë dhe më pas ai varrosej. Të dielën në mëngjes, tri gra, ndoshta për ta bërë sa më real aktin e ringjalljes, nxirrnin prej aty një ‘qefin’ të boshatisur. Kështu pra lindi tradita e çarçafëve”.
Por a është imitim?
Për të mbështetur tezën e atyre që nuk besojnë në autenticitetin e Rrobës së Shenjtë, vjen në ndihmë një episod që ka ndodhur në vitin 1390. Prej afro tridhjetë vitesh, rroba ndodhej në Lirey, në Francë, në duart e familjes fisnike de Charny. Megjithatë, një ditë, Pierre d’Arcis, peshkop i Troyes, në Dioqezën e të cilës ndodhej Lirey) i shkruajti Papës Klementi VII, duke akuzuar Geoffroy II de Charny si dhe të tjerë klerikë të vendit të tij se fitonin para duke shfrytëzuar besimin e njerëzve. Sepse – denonconte ai – qefini ishte në të vërtetë vetëm një falsifikim vulgar i prodhuar nga një artist disa dekada më parë. Papa e zgjidhi këtë çështje, duke pranuar të vazhdohej, por vetëm me kushtin që të thuhej çdo herë, me zë të lartë, që ta dëgjonin besimtarët, se bëhej fjalë vetëm për një kopje dhe jo për qefinin e vërtetë të Jezu Krishtit.
Nëse do të ishin të vërteta fjalët e d’Arcis – të konfirmuara në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga datimi si dhe analizat e radiokarbonit që u kryen në vitin 1988 në disa kampionë të rrobës së shenjtë, diç do ta shohim – para shekullit XIV nuk duhet të ketë ekzistuar asnjë qefin, ose të paktën nuk do të ketë ekzistuar ai i Torinos. E megjithatë, Barbara Frale këmbëngul për të kundërtën. Kronologjia e saj fillon madje nga viti 150-200, kur qefini mendohet të ketë qenë tashmë në Edesë. “Në ungjillin apokrif të Nikodemit është shkruajtur se bashkëshortja e Ponc Pilatit, Klaudia Prokula, simpatizante e të krishterëve, ia besoi rrobën Shën Pjetrit”, pohon studiuesja e Vatikanit “dhe një tjetër apokrif, i quajtur ungjilli i hebrenjve, flet për një zënkë që mendohet të ketë shpërthyer pikërisht për faj të asaj rrobe. Të dyja tekstet i përkasin shekullit të dytë dhe janë të njëkohshëm me Doktrinën e Adai, që në fund të fundit është emri në gjuhën siriane i Tadeut të Edesës, një prej shtatëdhjetë dishepujve të Jezusit. Pra, jo vetëm që në atë moment qefini ekzistonte tashmë, por mund të besohet se ndodhej pikërisht në Edesa.
Vendosja në këtë vend duhet t’i ketë garantuar të paktën shtatë shekuj qetësi qefinit, pavarësisht se arabët e pushtuan qytetin në shekullin e shtatë. Më pas, befasisht, në vitin 944 gjenerali bizantin Giovanni Curcuas u shfaq në qytet. Misioni i tij ishte të merrte rrobën dhe vinte i dërguar nga Perandori Konstantin Porfirogenito. Në këmbim do të liroheshin 200 të burgosur myslimanë që mbaheshin në Kostandinopojë dhe gjithashtu emiri i Edesës do të merrte 12 mijë monedha të arta. Marrëveshja u krye dhe qefini mbërriti në kryeqytetin bizantin, ku për 260 vite qëndroi në kishën e Pharos, i paprekur.
Në vitin 1201, kujdestari perandorak i relikes së shenjtë, Nicola Mesarites, në kulmin e një revolte drejtuar pallatit të perandorit, gjeti edhe kohën për të bërë një përshkrim entuziast. Sigurisht që nuk e imagjinonte se 3 vjet më vonë, për shkak të dështimit të rëndë të kalorësve të kryqëzatës së katërt, qefini do të zhdukej përsëri. Pothuajse. “Në vitin 1205 rroba e shenjtë ndodhej në Athinë, nën mbrojtjen e dukëve të la Roche, që e kishin marrë që nga koha e kryqëzatave”, vazhdon rindërtimin e tij la Frale. Kaluan edhe tetëdhjetë vite të tjera, kur nuk dihej më asgjë për qefinin, ai u rishfaq në anën tjetër të Mesdheut, në fshatin e vogël të Mas Deu, në këmbët e Pirenejve, në duart e kalorësve Templarë. La Frale, gjithmonë ajo, ka gjurmuar në arkivat e Vatikanit procesverbalin e marrjes në pyetje që ndodhi në 1287 të kavalierit Arnaut Sabbatier para Inkuizicionit. Aty thuhet se Templarët kishin në zotërim një rrobë të gjatë me pamjen e një burri.
Enigmat që e mbështjellin qefinin nuk janë vetëm historike, por janë edhe shkencore. Ende nuk ekziston një shpjegim i pranueshëm se si mund të jetë formuar në një rrobë imazhi “në negativ” i një burri rreth 1.75 metra të gjatë që kish mbi vete shenjat e qindra plagëve si dhe ato të kryqëzimit, duke mos përjashtuar, pra, hipotezën e mrekullisë. Vetë kisha përpiqet të tregohet shumë e matur. “Nuk besohet tek qefini, por vetë qefini ndihmon për të besuar”, thotë monsinjor Giuseppe Ghiberti, president i Komisionit Dioqezian për qefinin e Torinos. ‘Korrespondenca mes rrëfimit për imazhit që përfshin si dhe rrëfimit ungjillor prodhon tek njerëzit një ndjenjë empatie dhe dashurie për njeriun-Krisht që ka vuajtur”
Mund të jetë rastësi, por sa herë që afrohet një ekspozim, rindizen debatet mes atyre që besojnë se imazhi është krijuar në mënyrë të mrekullueshme dhe atyre që përpiqen ta riprodhojnë, duke përdorur nocione të kimisë dhe fizikës, apo, thjesht kufizohet duke lënë të rëndë fantazinë. Mes teorive më të guximshme që kanë dalë vitin e kaluar, janë dy të tilla që pretendojnë se pëlhura është në të vërtetë vepër e Leonardo Da Vinçit.
Burimet heshtin përsëri në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në dekadat e mëvonshme. Për qefinin do të fillohej të flitej sërish në vitin 1356, kur ai ndodhej në Lirey dhe që aty e tutje historia e tij është e ndarë për sa i përket studiuesve. Më pas, relikja do të transferohej në Chambery me dëshirën e pronarëve të rinj, duket e Savojës dhe aty rrezikoi që të shkatërrohej fare nga një zjarr që ra në vitin 1532. Më pas u transferua në Milano në 1537, në Nicë dhe Verceli, ndërkohë që në vitin 1553 iu mor francezëve të Henrikut II nga Klaudio Antonio Kosta, i cili e fshehu nën mantelin e tij qesen ku ishte futur. Pra në vitin 1561, rroba e shenjtë u rikthye në Chambery. Zhvendosja e fundit dhe definitive në Torino ndodhi me vendim të Emanuel Filibertos në vitin 1578. Që nga qendra Piemoneze rroba e shenjtë do të lëvizej edhe dy herë të tjera. Në vitin 1706 për të shkuar në Genova (Torino ishte nën rrethim) dhe në vitin 1939, kur, për shkak të Luftës së Dytë Botërore migroi edhe më larg, drejt Montevergines prej ku u rikthye në vitin 1946.
Artikulli është bazuar në këto dy burime:
http://eshtunamagjike.blogspot.al/2010/04/qefini-misterioz.htm