MENU
klinika

Familja Trump në zi

Humb jetën vëllai i vogël i presidentit të SHBA

16.08.2020 - 07:56

Vëllai i vogël i presidentit Donald Trump, Robert ka humbur jetën, mbrëmjen e djeshme në moshën 71-vjeçare.

Mësohet se ai vdiq në spital pasi u shtrua me urgjencë para dy ditësh, ndërkohë ende nuk dihet shkaku vdekjes së tij.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë presidenti ku thotë se atë e kishte jo vetëm vëlla por edhe shokun më të mirë të jetës.

“Me zemër të vrarë ju njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë”, tha ai në një deklaratë të shtunën.

Presidenti e vizitoi vëllanë e tij në spital në New York një ditë para vdekjes së tij, duke u thënë gazetarëve se “Ai po kalon një moment të vështirë”.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se ai ishte në gjendje aspak të mire shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN