MENU
klinika

Koronavirusi

Izraeli fillon testimin e vaksinës

06.08.2020 - 16:03

Izraeli do të fillojë testimin te njerëzit të vaksinës së tij kundër Covid-19 në mes të tetorit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz bëri njoftimin e sipërcituar, pas vizitës në Institutin për Kërkime Biologjike, në Nes Ziona, pranë godinës së kësaj ministrie.

“Ne do të fillojmë testet te njerëzit, pas festave hebraike që këtë vit mbarojnë më 10 tetor”, deklaroi Gantz.

Gjatë vizitës në këtë institut, Gantz u informua për përparimet e fundit mbi zhvillimin e vaksinës dhe antitrupave ndaj koronavirusit.