31.08.2020 - 19:27
Partitë opozitare në Mal të Zi do të krijojnë qeverinë e re, pas fitores në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura ditën e djeshme.
Sot u zhvillua një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapië, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.
Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.