MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam bartëse inaktive e hepatitit B. A kam rrezik?

23.08.2020 - 14:44

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam bartëse inaktive e hepatitit B. A kam rrezik?

Përgjigjet mjeku: Hepatit B inaktiv do të thotë që virusi është në gjendje gjumi, nuk është aktiv, nuk është duke e dëmtuar mëlçinë. Në këtë rast pacientja duhet të bëjë një kontroll pas tre muajsh të transaminazave. Nëse dalin normale, atëherë duhet që ta bëjë kontrollin tjetër pas 6 muajsh, nëse sërish transaminazat dalin në normë, kontroll pas një viti. Pra, kontrolle periodike. Herë pas herë virusi mund të bëhet aktiv, prandaj janë të rëndësishme këto kontrolle se hepatiti nuk ka as shenja klinike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.