MENU
klinika

Rifillimin i negociatave të paqes në Lindjen e Mesme

“Jam i vendosur”/ Macron ftesë të hapur për Abbasin

17.08.2020 - 11:06

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka ftuar presidentin pelastinez, Mahmoud Abbas në Paris për konsultime për rifillimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Macron deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij palestinez, Abbas. Ai tha se ”ka shprehur vendosmërinë e tij për të punuar për paqen në Lindjen e Mesme”.

“Rinisja e negociatave për të arritur një zgjidhje të drejtë duke respektuar ligjin ndërkombëtar mbetet përparësi”, deklaroi Macron.

Nga ana tjetër, siç raportoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, Abbas i ka thënë homologut francez se ”as Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) e as ndonjë vend tjetër nuk ka të drejtë të flasë në emër të popullit palestinez”.

Macron e ka ftuar presidentin palestinez në Paris për konsultime në lidhje me çështjen palestineze dhe ftesa është pranuar, ndërsa data e vizitës do të caktohet së shpejti. Më 13 gusht, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje normalizimi midis EBA-s dhe Izraelit.

EBA u bë vendi i tretë që firmosi marrëveshje normalizimi me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994.