“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam shtatzënë. Sa kafe duhet të pi?
Përgjigjet mjeku: Të pish shumë kafe gjatë shtatzanisë mund të sjellë rreziqe serioze në zhvillimin e fetusit dhe për shëndetin e nënës.
Një studim i bërë nga kërkuesit e Universitetit të Leicesterit (Angli) ka konfirmuar sasinë maksimale të kafes të lejuar për nënat e ardhshme: 200 miligramë. Kush e kalon këtë masë, që do të thotë 2-3 filxhanë në ditë, rrezikon zhvillimin e fëmijës.
Do të ishte mirë që kafeina të eliminohej gjatë shtatzënisë, por nëse nuk bëni dot pa të, studimi tregon që nuk duhen kaluar 3 filxhanë në ditë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.