Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 11-vjetorin e rënies në krye të detyrës së 4 policëve, që u vranë nga Dritan Dajti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se janë bere te gjitha skemat per te blere lirimin e autorit te kesaj ngjarjes.
“Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve”, shkruan Basha ne Twitter, ndersa premton se drejtesia do te behet.
“Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm”, thekson kryedemokrati.
Lulzim Basha ne Twitter: Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.
11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë.
Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve.
Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.
Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm.