MENU
klinika

Flet eksperti i Shëndetit Publik

“Jo më propagandë, 7 pikat ku çalon strategjia për kontrollin e virusit”

29.08.2020 - 12:55

Mjeku epidemiolog Erion Dasho, një zë kritik i qeverisë në atë që e cilëson “luftë” ndaj COVID, ka veçuar shtatë pika ku çalon strategjia e saj për të vënë nën kontroll virusin.

Testimi 4-5-fish më pak nga ç’nevojitet, orientimi te spitalet private kundrejt një shifre tejet të kripur në raport me vendet e tjera europiane, mosgjurmimi i kontakteve me metoda inteligjente, mosrimbursim për mjekimin e pacientëve në shtëpi, mosmbulim me medikamente e pajisje për mjekim edhe në spitale dhe së fundmi hapje të shkollave vetëm me një udhëzim, pa plan operacional e buxhet konkret.

Të gjitha këto pika thelbësore në strategjinë anti-COVID, që s’janë veçse evidenca shkencore, rekomandim i organizatave ndërkombëtare, nuk bëhen në vendin tonë, sipas tij. Nga ana tjetër, prej javësh proklamohet një trajtim i ri, me plazmë që nuk është provuar ende as në botë nëse është efektiv.

Duke kërkuar përgjegjësinë institucionale për situatën, Dasho bën një pyetje retorike, përgjigjen e së cilës e ka gati.

“Përse autoritetet shqiptare nuk marrin masat me efekte të provuara, por kuturisen me një masë me efekt të paqartë?! Problemi qëndron te fakti se zbatimi i masave të vërteta kërkon vizion, aftësi organizative dhe investime me vlerë disa dhjetëra milionë euro, ndërsa trajtimi me plazmën magjike është një masë që kushton jo më tepër se disa mijëra euro”.

Një investim joserioz, siç po bëhet tanimë, për Dashon është kosto në kurriz të qytetarëve, shëndetësore e financiare. Ndaj apelon qeverinë të përveshë mëngët dhe të marrë nën kontroll situatën duke mos bërë propagandë me COVID-in, por të merren masa që mbrojnë realisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

“Duke mos investuar seriozisht në parandalimin, kontrollin dhe trajtimin e COVID-it, dhjetëra milionë eurot i faturohen direkt dhe indirekt qytetarit shqiptar. Koha e propagandës me COVID-in dhe e shmangies së përgjegjësive ka ikur. Nevojiten masa që mbrojnë realisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!