MENU
klinika

Flet për herë të parë për jetën pas bebushes

Jonida Vokshi: Dua një motër për vajzën

23.08.2020 - 11:46

Jonida Vokshi, ka folur për herë të parë për ndjesitë dhe përjetimet që erdhën bashkë me statusin e ri. Gjatë një interviste për Revista “Who”, Vokshi tregoi detaje nga jeta me vogëlushen Emi, e cila prej pak muajsh jua ka ndryshuar jetën prindërve të rinj.

“Kanë qenë muajt më të bukur të jetës sime. Nuk shkëputem dot asnjë sekondë prej saj. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se Emi për mua. Kjo verë i është dedikuar totalisht familjes time, me prindërit, Emin dhe Besnikun. Kemi shëtitur destinacione të ndryshme të Shqipërisë, Emit i pëlqen shumë të udhëtojë.”-tregon Jonida, që si kujtimin më të bukur të kësaj vere përmend buzëqeshjen e papritur të së bijës.

Jonida Vokshi flet për herë të parë për jetën pas

“Reagimi i parë i Emit! Një ditë hapi sytë, më pa dhe qeshi. S’e harroj dot kurrë atë moment.”

Moderatorja ka zgjedhur që ende të mos publikojë asnjë foto ku duket fytyra e bebushes, por kujt i ngjan vajza?

Jonida Vokshi flet për herë të parë për jetën pas

” Eh, pyetje 1 milionë dollarëshe. Unë mendoj se më ngjan mua, Besniku thotë që është kopja e tij kështu që mos e vini gishtin në plagë. Përtej shakasë, Emi është ende shumë e vogël dhe po ndryshon përditë, ndaj është shumë herët për të vendosur kujt i ngjan më shumë.”

E pyetur nëse për planet e një fëmije të dytë, e sigurtë është që çifti nuk do ta lërë kaq.

“Dua shumë që Emi të ketë një motër, pasi mendoj se është bekim në jetë kur janë dy motra. Unë do ta kisha dashur shumë një vetë, por edhe një djalë e dua.