MENU
klinika

Kandidatët e mundshëm

Juventus nuk duron, shkarkon trajnerin Sarri

08.08.2020 - 14:58

Maurizio Sarri nuk do të vijojë të jetë në krye të Juventusit për sezonin e ardhshëm. Aventura e italianit në Torino ka zgjatur vetëm një vit dhe është kurorëzuar me fitimin e Serie A të nëntë rresht, që për drejtuesit e klubit është e pamjaftueshme.

Eliminimi i mbrëmshëm ndaj Lionit në 1/8-at e Champions League ka peshuar rëndë dhe Agnelli e Nedved janë bindur të shkarkojnë trajnerin italian nga stoli bardhezi. Shkarkimin e ka zyrtarizuar klubi në rrjetet sociale nëpërmjet një deklarate të shkurtër, ku falenderon trajnerin për aq sa qëndroi në Torino.

“Klubi i Juventus njofton se Maurizio Sarri është liruar nga pozicioni i tij si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron të falenderojë trajnerin, i cili shkruajti një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulminacionin e një udhëtimi personal, që e ka bërë atë të ngjitet në gjitha kategoritë e futbollit italian”, – shkruhet në deklaratën e klubit.

Kandidati kryesor për të zëvendësuar Sarrin është Mauricio Pochetino, teksa flitet edhe për Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghin, por me këta dy të fundit që duhet të shkëputen së pari nga klubet po drejtojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin