Mjeku i njohur, Tritan Kalo u ka bërë sërish apel qytetarëve që të mbrohen në një situatë kur koronavirusi po infekton dhe merr shumë jetë.
Kalo shkruan në Facebook se, që nga pandemia e Gripit Spanjoll, e deri te Sars-Cov2 vetëm tre masa kanë rezultuar të efektshme për parandalimin e përhapjes së frikshme dhe uljen e dëmeve në jetët njerëzore, maska, higjiena dhe distancimi social.
“Kohë kovidiane…..vetëndërgjegjësimi, arma më e efektëshme përballë kësaj “flame mbarëbotërore”…..
Nga pandemia e gripit spanjoll 1918-1920 e deri në Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19 më 2020 e në vijim, vetëm tre masa të vetëndërgjegjësimit janë treguar dhe po tregohen më të efektshme, për parandalimin e përhapjes së frikshme të tyre dhe uljen e “dëmeve në jetët njerëzore”, që ato shkaktojnë:
1- HIGJENA personale dhe ajo kolektive, si dhe e mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, 2- DISTANCIMI fizik mes nesh, aty kur dhe ku është e mundëshme, dhe 3- Mbajtja e maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ato të mbipopulluara….
Për asnjerën prej këtyre pandemive NUK ka patur mjekim apo mjet parandalues specifik, POR përmes këtyre masave janë shpëtuar dhe me siguri do të shpëtohen jetë të paçmimta njerëzish e do të ulen dëmet e këtyre “flamave mbarëbotërore”…..
Ju duam…..Ju respektojmë…..PëkujdesemI për ju në çdo moment….Duajeni edhe më shumë jetën tuaj dhe të atyre që gjallojnë pranë jush…..Sars-Cov2/Covid-19 NUK njeh moshë prekjeje, dhe virusi dëmton deri në rrënim të plotë jo vetëm mushkëritë tuaja…..Together forever!!!”, shkruan Kalo, në Facebook. (TemA)