MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam nivel të lartë kolesteroli. Si ta ul?

10.08.2020 - 07:32

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam nivel të lartë kolesteroli. Si ta ul?

Përgjigjet mjeku: Ju ka thënë doktori që keni kolesterol të lartë. Gjëja e parë që duhet të mendoni është se ju nevojitet të ndryshoni mënyrën e të ngrënit dhe stilin e jetesës për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Këto këshilla të thjeshta do tju ndihmojnë të mbani nivele optimale të kolesterolit.

Kontrolloni sasinë

Porcionet që serviren sot në pjata janë pothuajse dyfishuar duke na çuar në mbipeshë dhe kolesterol të lartë. Për të pasur një orientim për sasitë mund të përdorni si njësi matëse pëllëmbën e dorës suaj. Porcionet e mishit nuk duhet të jenë më shumë se pëllëmba e dorës. Fruta dhe brumra si orizi, makaronat, bizelet sa grushti juaj. Zarzavate sa gjithë dora dhe yndyrë sa gishti tregues.

Servirni ushqime të shëndetshme për zemrën

Frutat dhe zarzavatet duhet të përmbushin 5 racione çdo ditë. Fibrat, vitaminat dhe antioksiduesit e këtyre ushqimeve janë aleati më i fortë kundër kolesterolit dhe oksidimit të tij. Oksidimi i kolesterolit është faktori kryesor që çon në formimin e pllakës arteriale. Këto ushqime ndihmojnë shumë edhe për të ulur tensionin arterial dhe peshën trupore.

Filloni ditën me tërshërë

Një mëngjes i pasur në fibra si kos me tërshërë dhe fruta pylli, është një fillim shumë i mbarë që zgjat për gjithë ditën duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë. Ide të tjera për mëngjesin janë qumësht me drithra si muesli; bukë e zezë me pak vaj ulliri, gjizë dhe domate ose kastravec; si dhe kos pa yndyrë me fruta të freskëta dhe arra ose bajame.

Më shumë fasule, më pak patate

Fasulet dhe thjerrzat janë të pasura në fibra dhe magnez. Këto dy elemente ndihmojnë në uljen e kolesterolit që përthithet nga aparati tretës dhe në mirëqënien e arterieve përkatesisht. Gjithashtu fasulet përmbajnë disa stanole bimore të cilat konkurojnë me kolestorolin duke ndihmuar kështu në uljen e nivelit të tij në gjak

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.