31.08.2020 - 14:15
Në selinë blu ka nisur faza e dytë e filtrimit të kandidatëve për deputet dhe kryetarë bashkie, fazë e cila do të zgjasë deri në 15 shtator.
Partia Demokraike do të dërgojë për konsultim vetëm 300 nga 1000 emra. Në fazën e dytë kandidatët do të vlerësohen mbi formularët e vetedeklarimit që kanë plotësuar më herët.
Në seline blu, vazhdon dorëzimi i formularëve të vetëdeklraimit, ndërsa komsioni ka nisur punën me ato dosje që tashmë janë gati.
Faza e dytë e filtrimit të kandidatëve përfundon në 15 shtator,ndërsa emrat do të konsultohen në bazë deri në 31 tetor.