– Çantat
Gjithnjë është krijuar ideja se ka qindra modele e forma të çantave për gra, por shumë pak për burra. Pas trendit të “belt-bags” që u përdorën gjerësisht nga gratë dhe burrat, ka edhe forma të tjera të çantave që mbase s’do dukeshin dhe aq keq edhe te këta të fundit. Sigurisht, nuk e kemi fjalën për një çantë me dizajn lulesh apo diçka tjetër me gurë dhe xixa, por një formë a model që mund të përdoret rëndom edhe nga një grua.
– Këpucë me taka
Nuk bëhet fjalë për takat e larta klasike që mund t’ju shkojnë në mendje, pasi fatkeqësisht ato janë vetëm problem (dhe qejf) vajzash, por për këpucë burrash, zakonisht klasike, me pak takë. Të tilla këpucë mund të përdoren nëse pantallonat janë pak më të gjata seç duhet, apo thjesht për t’u dukur më i gjatë fizikisht.
– Makeup
Ka ardhur momenti të pranohet se edhe burrat vendosin makeup. Ndoshta nuk bëhet fjalë për një rutinë me 25 hapa, konturim apo korrektor, por sidoqoftë ka disa elementë si: pudra e thatë, kremi mbrojtës ndaj diellit me spf apo hidratues buzësh, madje disa djem përdorin edhe lapsin e zi për zonën e syve. Pra, nëse flasim për makeup minimal, mund të përfshijmë edhe burrat.
– Manikyr
Shumë burra e përdorin manikyrin në thonjtë e këmbës dhe duarve për forcimin e kutikulave dhe thonjve, apo për të zhdukur vesin e “ngrënies së thonjve”.
– Shaje për gra
Në fakt, shajet një-ngjyrëshe mund të jenë jo vetëm për gratë. Gjykojeni vetë se si duken djemtë me to, në disa veshje klasike dhe street-style:
– Syze dielli për gra
Mund të thuhet se është bërë një lëmsh i lezetshëm me syzet e diellit, pasi shumë vajza po blejnë syze burrash për t’i përdorur ato vetë. Pse mos të bëjnë dhe djemtë të njëjtën gjë?
Për realizimin e këtij artikulli u përdorën pjesërisht materiale nga RMRS