MENU
klinika

Video

Klea dhe Elgiti nisën pushimet e para me Kridin

17.08.2020 - 19:58

Moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor të këtij viti.

Çifti u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Krid.

Tashmë, i vogli është kthyer në personazhin kryesor të jetës së tyre dhe sigurisht që familja mezi kishte pritur të nisnin pushimet e para së bashku.

Duket se kjo ditë ka ardhur, pasi Klea, Elgiti dhe Kridi janë nisur sot drejt vendit ende të panjohur, ku do të kalojnë disa ditë së bashku.

Këtë gëzim, moderatorja s’mund të mos e ndante me ndjekësit në Instagram, duke publikuar një video që na ëmbëlsoi ditën.

“Udhëtimi i parë me Krid”- shkruan Klea krahas momenteve të tyre së bashku.

Ju ftojmë të shihni videon e mëposhtme, pasi në fund do të gjeni një surprizë të bukur: