MENU
klinika

Liroi nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit,

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit Anita Mici

04.08.2020 - 09:33

Gjyqtarja e Apelit të Durrësit, Anita Mici është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtarja Mici është hetuar për të tre kriteret nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por një raport papërshtatshmërie i DSIK dhe vendimi për lirimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit rrezikuan karrierën e saj.

Komisioni i ka kërkuar shpjegime Micit për vendimin e lirimit me kusht të Lulzim Berishës dhe rekursin e kryer nga prokuroria mbi këtë vendim të Gjykatës së Apelit të Durrësit –ku ajo ishte pjesë e trupës gjykuese. Në shpjegimet për Komisionin, Mici e ka cilësuar vendimin e diskutueshëm si të bazuar në ligj.

Pas diskutimeve për problemet me pasurinë, KPK vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Anita Mici.