Rikthehet fuqishëm koronavirusi në Korenë e Jugut. Mësohet se në 24 orët e fundit janë raportuar 288 raste të reja me COVID.
“Kjo është një situatë e rëndë që ndoshta mund të çojë në një pandemi në mbarë vendin”, tha zv.ministri i shëndetësisë, Kim Gang-lip.
Shumë prej rasteve të reja në Korenë e Jugut kanë qenë të lidhura me kishën Sarang Jeil, pastori i së cilës ka qenë një kritik i zëshëm i presidentit, Moon Jae-in.
Koreanët konsideroheshin si një pikë e nxehtë globale për virusin, por fitoi lëvdata për sjelljen nën kontroll të infeksioneve përmes gjurmimit dhe testimit intensiv. Deri më tani në Korenë e Jugut janë raportuar 16 mijë raste dhe 307 vdekje.