MENU
klinika

Lufta ndaj COVID-19

Kosova planifikon të marrë 380 mijë vaksina për gripin sezonal

16.08.2020 - 07:38

Kosova po i paraprin vjeshtës dhe një vale të dytë të COVID-19 duke hapur tenderin për marrjen e vaksinave për gripin sezonal.

380 mijë vaksina pritet të marrë Kosova në tetor me një çmim prej 8.3 euro secila dhe është hera e parë që prej 2004 që shteti fqinj i merr me këtë procedurë.

Kosova nëpërmjet marrëveshjes me UNICEF mori 120 mijë vaksina për gripin sezonal ndërkohë që më parë merrte nga 80 mijë.

Qeveria e Kosovës më 5 korrik i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që nëpërmjet buxhetit të shtetit të merrte plot 500 mijë vaksina të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”