MENU
klinika

Një e vërtetë e fshehur historike e ‘Revolucionit grek’

Krijoi një shtet me gjysmën e territoreve shqiptare dhe gjysmën e popullsisë shqiptare

27.08.2020 - 09:54

Publicisti dhe diplomati Shaban Murati shkruan se mbi atë që ai e quan një të vërtetë të fshehur historike.

“Rusia, me ndihmën e Anglisë dhe të Francës, është fabrikuesja kryesore e krijimit të shtetit të pavarur të Greqisë në vitet 20’-30’ të shekullit 19-të me gjysmën e territoreve shqiptare dhe me gjysmën e popullsisë shqiptare.

Aksioni gjeopolitik i Rusisë u emërtua “revolucion grek” dhe “revolucioni grek” filloi në Odesë të Rusisë, jo në Athinë”, shkruan Murati.

Ai shton se është për t’u habitur pse në tekstet tona të historisë kjo e vërtetl nuk thuhet”

“Është e kuptueshme që autorët rusë, grekë, anglezë, etj. synojnë të mbajnë në këmbë mitin e diplomacisë së tyre për “revolucionin grek”.

E habitshme është përse historiografia zyrtare e Shqipërisë ka bërë tezë të saj përrallën ruse të “revolucionit grek” dhe nuk e përmend kurrë dhe e fsheh të vërtetën historike se Rusia krijoi shtetin e ri të Greqisë”, shkruan Shabani.