MENU
klinika

Pas 19 tamponësh dhe 170 ditë në karantinë, 49-vjeçarja ende pozitive

“Kur do të mbarojë ky makth?”

28.08.2020 - 14:56

Pas pesë muajsh dhe 19 tamponësh një grua në Itali rezulton ende pozitive më COVID-19. Nada Cava, një 49-vjeçare nga Marche ka qëndruar për 170 ditë në karantinë që prej 13 marsit, ditë kur zbuloi se ishte prekur me koronavirus.

Të gjitha ditët ku ka qëndruar e sëmurë në shtëpi i kushtuan vendin e punës si kasiere në një supermarket. Por fatmirësisht Nada nuk pati probleme për shkak të koronavirusi, ajo pati vetëm disa simptoma të lehta por asgjë të rrezikshme dhe shqetësuese për jetën.

“Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë”, deklaron gruaja për mediat italiane.

“Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu”, shtoi më tej 49-vjecarja.

Përveç stresit të sëmundjes së saj të gjatë, Nada gjithashtu u përball me pushimin nga puna. Për fat të mirë, gruaja gjeti menjëherë një punë tjetër falë solidaritetit të pronarit të një supermarketi tjetër. Problemi mbetet pozitiviteti: “Unë duhet të nis punën e re më 2 shtator, isha optimiste dhe e lumtur kur pranova propozimin. Por tani jam ende pozitive dhe as një mrekulli nuk mund të më bëjë negative deri atëditë. Tani shpresoj të mos e humbas edhe këtë mundësi”– përfundoi Nada.

49-vjeacarja për shkakt të koronavirusit nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e nënës së saj dhe dasmës së vajzës.