MENU
klinika

“Mënyra shkencore e të menduarit”

Kur themeluesi i neuroshkencës rrëfente çfarë e bën madhështor një komb…

15.08.2020 - 06:05

Themeluesi i Neuroshkencës për vetminë, rëndësia e shkencës në madhështinë e një kombi dhe mjedisi social ideal për arritje intelektuale.

“Pasuria e vërtetë e një kombi qëndron në burimet tokësore… Administrimi i tyre nuk është ai i duhuri, dhe nuk mund të jetë, nëse trajtohet si çështje politike,” kështu shkencëtarja dhe shkrimtarja Rashel Karson parashihte në 1953 ndërsa u mor më çështjen e mbrojtjes së shkencës, natyrës, dhe kështu vetë njerëzimit nga axhendat lakmitare dhe shkatërruese politike.

“Mënyra shkencore e të menduarit,” Karl Sagan shkroi në botimet e fundit të kryeveprës, “ është … një mjet thelbësor për një demokraci në kohën e ndyshimit.”

Gjysmë shekulli para Karson dhe një shekull para Sagan, themeluesi i neuroshkencës Santioagi Ramon y Kajal (1maj 1852- 17 tetor 1943) konsideroi ndikimin e shkencës në mirëqenien dhe madhështinë e një kombi në librin e tij “Këshilla për një investigues të ri”.

Burrat e shtetit të sotëm kanë limite padyshim, një prej të cilëve nuk po arrijnë ta kuptojnë (ose së paku ta përkrahin) që madhështia dhe fuqia e kombeve janë produkte të shkencës, dhe që drejtësia, rregulli, dhe ligjet janë të rëndësishëm por janë faktorë dytësorë në rolin e mirëqenies.

Por shkenca, sigurisht, lulëzon vetëm atëherë kur shkencëtarët lulëzojnë. Që shkenca të drejtojë një shoqëri drejtë madhështisë, Kajal vëren, se shoqëria duhet të ushqejë një mjedis intelektual dhe moral për banorët e saj. Ai shkruan:

Si të gjitha aktivitetet mendore, prirjet e shkencëtarëve janë tejet të influencuara nga mjedisi fizik dhe moral përreth tij. Është thënë, me arsye, se njeriu që mëson është si një bimë që lulëzon vetëm në një mjedis të caktuar- në tokën e depozituar nga kultura shekullore gjer tek respektimi dhe kujdesi i shoqërisë. Në kushte të favorshme, edhe tipi më i veçuar ndjen arritje, ndërsa në një mjedis armiqësor dhe indiferent edhe mendjet më të mprehta shkurajohen… Vetëm i forti dhe heroi kanë fuqinë të përballin kushtet e pafavorshme të mjedisit dhe të presin në qetësi rënien e së keqes për të rritur mirëqënien. Por shoqëria nuk duhet të mbështetet tek heronjt sepse ata mund të mos kenë mundësi të shfaqen. Në vend të kësaj, ne duhet t’i drejtojmë sytë nga njerëzit me aftësi mesatare dhe talente të zakonshme të cilët motivohen me një patriotizëm fisnik e nga një ambicie e pastër.

Kajal tregon cilat kushte e ofrojnë këtë mundësi për lulëzimin e madhështisë fisnikërore. Me bindjen shpirtërore të atij jeta e të cilit është testament i së vërtetës, ai drejtohet nga vetmia- ajo fertilizatore supreme e punë krijuese:

Përkushtimi ynë më madhor… është për të zbuluar veten para se të zbulojë të verteta shkencore, të modelojmë veten përpara se të modelojmë natyrën. Të krijojmë një tru te fuqishëm, një mendje origjinale që është vetëm e jona- kjo është puna paraprake e cila është absolutisht esenciale.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit