MENU
klinika

Urimi për Dua Lipën

Kush e mësoi Chiara Ferragnin të shkruajë shqip!?

25.08.2020 - 12:53

Chiara Ferragni i habiti të gjithë kur disa ditë më parë, kur uroi në shqip mikeshën e saj, këngëtaren Dua Lipa.

“Edhe 100 vjeçe zemër”, -shkruante Chiara, duke shtuar në një koment tjetër: “Gëzuar ditëlindjen Dua bukuroshe!”.

Ndoshta do të mendoni së blogerja e njohur ka përdour Google Translate por jo. Chiara e ka zbuluar vetë se kush fshihet pas “shqipes së saj’.

Është mikesha e saj shqiptare, e quajtur Linda, ajo që e ndihmoi të shkruante urimet.

Nëpërmjet një Instastory, Chiara na ka prezantuar me Lindën, e cila ka përshëndetur në shqip me kërkesë të saj.