MENU
klinika

90 vitet e agjentit 007

Legjenda e Hollivudit, feston sot ditëlindjen

25.08.2020 - 12:26

Legjenda e Hollivudit, Sean Connery, sot feston 90 vjetorin e tij. Aktori i njohur ka lindur në Endiburgh, Skoci, në vitin 1930. Ai njihet për rolet e tij të shumta në kinematografi, jo vetëm si aktor por edhe si producent.

Roli që e portretizon Connery-n është ai i James Bond-it në Filmin Agjenti 007.Jashtë rolit të James Bond, Sean është shfaqur në një larmi filmash. Ai është i njohur për interpretimin e Jimmy Malone në The Untouchables (1987), për të cilin fitoi një Oscar për Aktorin më të Mirë Mbështetës, Sean Connery ka fituar një cmim Oscar, tre Golden Globe dhe dy çmime BAFTA gjatë karrireës së tij.

Në jetën e përditshme, ai kishte një pasion të madh për golfin dhe veshjet e tij tradicionale skoceze. Skocia ishte atdheu i tij, nga i cili shërbeu si një frymëzim i veçantë që të bëhej njeri i famshëm.

Jo vetëm në rolin e James Bond, por në çdo film që ai merrte pjesë, pritej me entuziazëm të madh nga spektatorët. Ai e nisi karrirën e tij në vitin 1954 dhe para akotori i njohur ka bërë punë të ndryshme. Ai vinte nga një familjë e thjeshtë nga fshati, babai Joseph Connery merrej me bujqësi ndërsa nëna Euphemia ishte kameriere.

Në moshën 11-vjecare nisi të marr leksione kërcimi dhe kur ishte 16 vjec hyri në flotën e Marinës Britanike por iu desh ta linte për shkak të problemeve me ulçerën në stomak. Ka punuar si murator, roje plazhi, larëspjatash, truprojë. Nga kjo e fundit hyri në fushën e modës.