Atë që nuk e bëri Atalanta një natë më parë, e bëri Leipzig. Ekipi gjerman mposhti 2-1 Atletico Madrid dhe kalon në gjysmëfinale të Champions League, teksa në këtë fazë do të ndeshet me PSG. Hera e parë që Leipzig shkon kaq larg.
Pjesa e parë pati ritëm, me gjermanët që mbajtën topin deri në 63%, por sa u përket rasteve, ishin njësoj. Një përplasje e ashpër ndodhi në minutën e 34′ ndërmjet Savic të Atletico Madrid dhe Halstenberg të Leipzig. I pari u ça në vetullën e tij dhe i doli gjak. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Leipzigu e ka nisur si duhet pjesën e dytë ndaj Atletico Madridit, pasi ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 51′. Një aksion fantastik nga gjermanët që u konkretizua me gol nga Dani Olmo. Lojtari spanjoll u ble në janar nga Dinamo e Zagrebit dhe po tregon vlerat e tij.
Por Atletico nuk u dorëzua. Në lojë futet Jao Felix, i cili ndryshon rrjedhën e lojës, pasi merr penallti në 70’ dhe e shënon po vetë. Një faull i qartë i Klosterman, që ndëshkohet me të verdhë. Megjithatë, në 88’, Adams ndëshkon Atleticon. Me fat amerikani, pasi topi i tij u devijua, Oblak I dorëzuar në këtë rast. Mbyllet 2-1 pas 5 minutash shtesë.