MENU
klinika

Ja ku ishte epiqendra!

Lëkundje të forta tërmeti në Durrës

22.08.2020 - 12:12

Një lëkundje tërmeti është regjistruar sot në Durrës.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.15 të shkallës rihter, ndërsa epiqendër afër fshatit Hamallaj.

Siç raportojnë banorët e zonës, lëkundjet kanë qenë të forta.

Kujtojmë se vendi ynë përgjatë këtij viti është përballur me disa tërmete, ku më i fuqishmi ishte ai i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Ai shkaktoi 51 viktima si dhe qindra të plagosur e shkatërroi qindra banesa e biznese.