MENU
klinika

“Ka viktima kudo, jemi para një katastrofe”

Libani tre ditë në zi, paralajmërohet gjendje e jashtëzakonshme. Mbi 100 të vdekur e 4 mijë të plagosur

05.08.2020 - 07:53

Libani është në zi pas një shpërthimi tronditës në kryeqytetin e tij, Beirut, i cili deri tani raportohet se i ka marrë jetën të paktën 100 personave.

Sipas mediave të huaja, numri i të plagosurve ka shkuar më shumë se 4,000.

I gjithë vendi u trondit nga shpërthimi, i cili filloi me një zjarr në port. Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo prej gjashtë vitesh.

Presidenti i Libanit ka thirrur një takim urgjent të kabinetit për të mërkurën dhe paralajmëroi shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore.

Vendi do të jetë në zi për tre ditë duke nisur nga sot, e mërkurë.

Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të akordojë 100 miliardë lira (50.5 milion;; 66 milion dollarë) fonde për raste emergjente si kjo.

“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe,” tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettani për mediat lokale. “Ka viktima kudo”.

“Mbi 100 persona kanë humbur jetën deri tani. Ekipet tona janë ende duke zhvilluar operacione kërkimi dhe shpëtimi në zonat përreth,” shtoi kreu i Kryqit të Kuq të Libanit në një deklaratë të Mërkurën.