MENU
klinika

BBC

Macron thirrje ndërkombëtarve: Të veprojmë shpejt…

09.08.2020 - 17:28

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar që të veprojë shpejt për të ndihmuar Libanin të shërojë plagët, pas shpërthimit të tmerrshëm që shkatërroi kryeqytetin e tij.

“Është e nevojshme të veprojmë shpejt dhe në mënyrë të efektshme, në mënyrë që kjo ndihmë të shkojë drejtpërdrejt dhe në mënyrë transparente në terren, te popullata”, tha ai në hapje të konferencës.

Nga presidenti amerikan, Donald Trump deri tek Emir i Katarit, Sheiku Tamim ben Hamad Al-Thani, përmes kryeministrit italian dhe spanjoll, pesëmbëdhjetë krerët e shteteve dhe qeverive u mblodhën nëpërmjet videokonferencës, me qëllim mobilizimin e ndihmës urgjente.