MENU
klinika

Zgjedhjet

Malazezët të ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit

30.08.2020 - 15:41

Sot më shumë se 540 mijë qytetarë me të drejtë të votës do të zgjedhin përbërjen e re të parlamentit në Malin e Zi.

Herën e fundit që vendi shkoi në zgjedhje, ka rezultuar një katastrofë e vërtetë.

Në prag të shpalljes së sondazhit për votimet, policia arrestoi disa rusë, serbë dhe shtetas malazez, të dyshuar për komplot ndaj shtetit, se kishin planifikuar të vrisnin Milo Gjukanovic dhe të sillnin në pushtet një qeveri pro-Moskës.

Në vitin 2019, 13 vetë janë dënuar për sulmin, duke përfshirë dy politikanë malazezë, Andrija Mandic dhe Milan Knezevic, që u dënuan me 5 vjet burgim, dhe dy shtetas rusë, të dënuar nga 12 deri në 15 vjet burg, në mungesë.

Partia e Gjukanovic, PDS ka kaq shumë kohë në pushtet në Malin e Zi.

Duke folur për mediat në Podgoricë, Gjukanovic tha se ka një “luftë politike dhe mediatike” nga kundërshtarët e tij politikë, që duan të vendosin në Mal të Zi një diktat pro rus, nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës.

Votimi vjen në një kohë trazirash politike mbi ligjin e fesë, i miratuar vitin e kaluar, që i lejon shtetit të konfiskojë asetet fetare në rast se pronësia historike nuk vërtetohet.